Site icon Telegrafi

Bytyqi: Rritja e BPV-së është 3% në tremujorin e tretë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se shifrat zyrtare statistikore për lëvizjen e të gjithë ekonomisë në tremujorin e tretë të vitit 2021 tregojnë rritje të BPV-së prej 3.0%, ku norma e rritjes për tre tremujorët e parë të vitit 2021 është 4.6% dhe është në nivelin e planit dhe projeksioneve për rritjen ekonomike për të gjithë vitin 2021 prej 4.1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo rritje shënohet në tremujorin kur partneri ynë më i madh ekonomik Gjermania, në të cilën realizojmë pothuajse gjysmën e eksporteve të vendit, shënoi rritje të BPV-së prej 2.5% dhe ende ndikohet negativisht nga pandemia dhe zinxhirët e ndërprerë të furnizimit.

“Megjithëse BPV-ja jo gjithmonë e jep tablonë e plotë dhe nuk jam për ta ndjekur vetëm si tregues, megjithatë shifrat nuk gënjejnë. Kemi rritje, kemi një rimëkëmbje të ekonomisë e pasuar me rritje të vazhdueshme të pagave dhe kjo sigurisht është një tregues se jemi në rrugën e duhur dhe se në dy vitet e fundit po zbatojmë politika të duhura ekonomike”, sqaroi Bytyqi.

Ai shton se sa i përket sektorëve, për arsyet e lartpërmendura, rënien më të madhe prej 5.8% e kemi në “Përpunim”, ndërsa rritjen më të madhe në tremujorin e tretë prej 11.0% e ka shënuar sektori “Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletav, Transporti dhe magazinimi, Ambjentet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor”./Telegrafi/

 

Exit mobile version