Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin “Top Tema” tha se në kohë pandemie kur përballemi me viktima njerëzore, akuzat nuk janë të nevojshme.
Por, përkundër faktit që ne kryejmë funksione publike, ne jemi njerëz, të virtytshëm dhe duhet të bashkohemi në zgjidhjen e problemeve, më saktësisht në betejën me pandeminë. Kriza nuk erdhi për shkak të Fatmir Bytyqit, Zoran Zaevit ose Hristijan Mickoskit, ajo erdhi në mars, ajo është këtu sot dhe do të jetë në prillin e ardhshëm, pavarësisht se kush do të vijë”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se rënia e ekonomisë në vendin tonë krahasuar me vendet në rajon dhe vendet e BE-së tregon se ne jemi në mes.
“Kemi një rritje prej 17% nga tremujori i dytë në të tretin”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se kemi një rënie prej 3.3 përqind, ndërsa Franca ka prej 3.9 përqind.
“Sot ne duhet të shohim nëse papunësia është rritur dhe nëse vendet e punës janë ruajtur, pse janë ruajtur dhe nëse kemi mundur dhe kemi siguruar fonde për të ndihmuar ekonominë tashmë të brishtë”, tha Bytyqi./Telegrafi/