Site icon Telegrafi

Bytyqi-Qyra: Liberalizimi i tregut të punës nevojitet për të rritur produktivitetin

Në takim u diskutua edhe për numrin e identifikimit të qytetarëve nga Ballkani i Hapur, i cili do të lehtësojë më tej lëvizjen e qytetarëve ndërmjet vendeve tona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e sheh sektorin privat si partner, andaj do t’i dëgjoj me vëmendje të gjitha rekomandimet tuaja për përmirësimin e klimës së biznesit”, këtë e theksoi zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në takim me kryesinë e re të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe kryetarin e saj Mendi Qyra.

Në takim theksi i biznesmenëve të OEMVP-së u vu në kërkesën për rritjen e kuotës për punëtorët nga jashtë, për të cilën zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky problem tashmë është konstatuar nga ai dhe se diskutimi dhe kërkesa për modaliteti i duhur me të cilin do të bëhet kjo tashmë kemi filluar.

“Liberalizimi i tregut të punës duhet për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë. Në muajt e ardhshëm duhet të bëjmë një vlerësim se cilët janë sektorët në të cilët nevojitet punë shtesë dhe të shohim se sa duhen. Njëkohësisht, së bashku me sektorin privat, të punojmë intensivisht në rikualifikimin dhe aftësimin e tregut vendas të punës në mënyrë që ata të jenë më konkurrues dhe që tregu t’i përthithë më lehtë”, tha Bytyqi.

Në takim u diskutua edhe për numrin e identifikimit të qytetarëve nga “Ballkani i Hapur”, i cili do të lehtësojë më tej lëvizjen e qytetarëve ndërmjet vendeve tona./Telegrafi/

Exit mobile version