“Kam njoftuar se rimbursimi i TVSH-së po bëhet problem serioz për ekonominë e Maqedonisë, aq më tepër që rimbursimi i TVSH-së ndikon drejtpërdrejt në likuiditetin e vetë kompanive”, tha Fatmir Bytyqi, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.
“Sipas informacioneve të mia, diku 1500 kompani presin më shumë se një muaj, e disa edhe deri në tre muaj, dhe borxhi i përgjithshëm që duhet të marrin kompanitë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është nga 250 deri në 300 milionë denarë, diçka që nuk ka ndodhur në 7 vitet e fundit. Përveç kësaj, këshilli që duhet të mblidhet për rimbursimin e TVSH-së brenda DAP-it nuk është mbledhur prej 4 muajsh, kjo tregon se po i rikthehemi epokës së pagesës selektive të TVSH-së që ishte veçori dhe praktikë deri në vitin 2016”, tha Bytyqi.