Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës së sotme në Manastir, theksoi se Qeveria ka ndërmarr të gjitha mekanizmat e mundshme të cilat i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë.
“Shteti i ndërmori të gjitha mekanizmat që i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë. Shërbimet inspektuese mundohen të jenë gjithkund ku është e nevojshme. Për fat të keq nga ana tjetër jo gjithmonë ka ndërmarrje të përgjegjshme shoqërore të cilat do të sillen me përgjegjësi dhe kjo do të thotë se kanë rezerva, por nuk i lëshojnë në qarkullim disa produkte. Vështirë se do të mund të arrijmë gjithkund, por aty ku kemi informacion për disa raste, atëherë shërbimet inspektuese do të reagojnë në mënyrë adekuate”, deklaroi Bytyqi.
Ai theksoi se vendi do të përballet me krizë të tillë dhe se qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë sepse ushqim do të ketë për të gjithë.
“Për fat të keq kjo krizë tregoi se ne si vend duhet të zgjohemi dhe të prodhojmë më shumë misër dhe grurë. Të jesh blegtor nuk është një profesion mosmirënjohës, por përkundrazi, prodhimet blegtorale janë të rëndësishme për të gjithë dhe gjithashtu të jesh prodhues i misrit apo grurit është një gjë mirënjohëse dhe për këtë arsye zhvillimi i bujqësisë duhet të planifikohet në afat të gjatë”, theksoi Bytyqi.