Site icon Telegrafi

Bytyqi: Qeveria ka marrë vendim që lejet e shoferëve dhe fletë-udhëtimet të jenë pa pagesë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se sot se Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që fletë udhëtimet, të cilat përndryshe kushtojnë 30 euro, do të jenë pa pagesë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë që janë jashtë vendit dhe nuk kanë arritur t’i ndryshojnë pasaportat në mënyrë që të ktheheni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministrinë e Jashtme është e angazhuar të ndërmarrë aktivitete për lëshimin e fletë-udhëtimeve për të gjithë ata që janë jashtë vendit, që të jetë falas. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjëse që aty ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore të ndërmarrë veprimet e duhura, të dërgojë fletë-udhëtimet me postë dhe ta bëjë online që qytetarët të mos kenë shpenzime shtesë”, tha Bytyqi.

Bytyqi gjithashtu njofton se vendimi i dytë është që lejet e shoferit me emrin e ri kushtetues që do të lëshohen deri në fund të vitit do të jenë falas për qytetarët.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse që të gjitha lejet për shoferë dhe librezat të jenë pa pagesë”, theksoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version