Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në Ditën Botërore të Mësuesit, ka kujtuar gjithë rrugëtimin e mësuesve tanë në zhdukjen e analfabetizmit, në arritjen deri te liria dhe në bërjen e shtetit të Kosovës.
Bytyqi ka shkruar në Facebook se roli i mësuesit është gjithmonë më i rëndësishmi, pasi profesioni i mësuesit është i shenjtë.
“Dhe, kjo ditë që shënohet në mbarë botën për ta vënë në vëmendjen tonë rolin e mësuesit, Kosovën e gjeti me një risi, pikërisht që ka të bëj me ngritjen në karrierë të mësuesve. Para pak ditësh filloi procesi i Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve. Ne zotohemi se do të krijojmë gjithmonë mundësi të reja, që mësuesit tanë të jenë gjithmonë të përgatitur dhe në nivelin e detyrës. Urime të gjithë mësuesve Dita Botërore e Mësuesit”, ka shkruar ai.