Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.
“Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër”, ka njoftuar ministri Bytyqi në Facebook.
Po ashtu, ai i ka premtuar kryetarit Ramosaj, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit.