Site icon Telegrafi

Bytyqi: Politika të mundësojë funksionimin e lirë të tregut

Zhvillime, politika jo populiste. Trend shqetësues e huamarrjes, buxhet i strukturuar dobët. Në vitin e kaluar 2016, kur një pjesë e biznesmenëve publikisht janë përmbajtur nga komentimi i kushteve ekonomike dhe tendencave, Fatmir Bytyqi, biznesmen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, ishte një nga njerëzit më të shquar të biznesit, i cili nuk është përmbajtur nga vlerësimi i situatës dhe dhe qëndrimi i tij ndaj saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo program i partive politike duhet domosdoshmërisht të jetë në bazë të parimeve themelore të funksionimit demokratik të qeverive domethënë transparencë dhe llogaridhënie para se gjithash. Këto parime themelore janë shtyllat e funksionimit të shtetit të botës moderne, dhe sigurisht tashmë është koha që të promovohen platformat ekonomike që do të jenë në thelb të zhvillimit dhe jo populiste, përndryshe ne çdo ditë do të jemi larg nga familja e madhe në të cilën ne jemi në shënjestër. Komuniteti i biznesit nuk dëshiron shumë nga politika, por vetëm të lejojë funksionimin e tregut të lirë në një kuptim më të gjerë, konkurrencën e drejtë dhe drejtimin e shtetit drejt investitorëve vendas”, tha Bytyqi. /Telegrafi/

Exit mobile version