Site icon Telegrafi

Bytyqi: OBRM-PDUKM mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im

Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg.

Lexo po ashtu Mickoski: Do të hapet fabrikë gjermano-belge në Shkup, do të punësohen 110 qytetarë

Bytyqi përmes një postimi në Facbook thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij.

“Po, po: ka dallim! Dikush “mburret me pendët e të tjerëve” dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit OBRM-PDUKM-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka përfunduar profesionalisht dhe me precizion gjatë periudhës së kaluar. Puna, dhe jo PR është e nevojshme që atdheu ynë të përjetojë progresin që meriton”, ka shkruar Bytyqi.

Ai thekson se së bashku me EPSOTECH janë edhe 6 investime të tjera për të cilat janë përgatitur marrëveshje për mbështetje dhe po presin filtrin e fundit në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës (dhe për arsye parimore dhe procesi zgjedhor nuk u shpallën).

Exit mobile version