Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi reagon ndaj sulmeve të pabaza të OBRM-PDUKM-së ndaj koleges së tij, deputetes Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Bytyqi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në funksionimin e OBRM-PDUKM-së – as nga periudha kur ishin në opozitë për 7 vitet e fundit, e as nga 11 vitet e regjimit të udhëhequr nga i arratisuri në Budapest.
Ata, thekson Bytyqi, përpiqen me publikime të rreme dhe perfide të mashtrojnë publikun dhe pastaj të njëjtat të ashtuquajtura informata i shpërndajnë përmes ushtrisë së tyre të botëve në rrjetet sociale me qëllim të njollosjes së LSDM-së dhe të fshehjes së paaftësisë së tyre për të udhëhequr shtetin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
Kolegia ime, Bisera Kostadinovska Stojçevska, nuk është e vetmja që është shënjestra e sulmeve të tyre direkte, ata e bëjnë këtë edhe me Slavjanka Petrovska dhe do ta bëjnë edhe me shumë të tjerë.
Por arsyeja e vërtetë për të gjitha këto sulme nuk janë skandalet e sajuara, por është nevoja për të shpërqendruar publikun nga vërejtjet serioze nga ana e Platformës së organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit për mungesën e transparencës dhe përpjekjet për të fshehur veprimet korruptive duke çaktivizuar funksionalitetin e veglës “Financat e Hapura” dhe duke bllokuar qasjen në të dhënat për procedurat e tenderëve shtetërorë nga Byroja për Prokurimet Publike”, shkrian Bytyqi në Facebook.
Frikësimi është një metodë e vjetër autoritare që edhe në regjimin më të rëndë nuk ka dhënë rezultat, dhe as tani nuk do të na marrë lirinë dhe nuk do të na heshtë!