Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se disa kompani vetë kanë vendosur që t’i mos ndryshojnë çmimet e ushqimeve deri më 15 maj.
“Reagimet e para të kompanive të ushqimeve javën e kaluar ishin pozitive, dhe thanë se për shkak se duan të jenë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë do t’i mbajnë të ngrira çmimet e ushqimeve deri më 15 maj”, tha Bytyqi.
Bytyqi shtoi se në kohë të vështira qeveria do të miratojë masa në të mirë të qytetarëve, edhe në qoftë se ato do të jenë në kundërthënie me logjikën e tregut./Telegrafi/