Partneriteti dhe qasja gjithëpërfshirëse në krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike të Qeverisë po jep rezultate. Përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, Qeveria që nga vendosja e tij, gjegjësisht në periudhën 2018-2022, me rreth 57 milionë euro ka mbështetur 630 kompani të cilat kanë investuar mbi 340 milionë euro.
Besimi i subjekteve afariste në institucionet dhe politikat tona ekonomike po rritet nga viti në vit, numri i marrëveshjeve të nënshkruara për mbështetje financiare të kompanive është në vazhdimësi po rritet, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
Sipas tij, që nga hyrja në fuqi të Ligjit në vitin 2018, në përfundim me vitin e kaluar janë nënshkruar gjithsej 630 marrëveshje për mbështetje financiare, ndërsa këtë vit kanë mbërritur rekord 427 aplikime për projekte të reja investuese, prej të cilave janë miratuar apo janë nënshkruar 289 marrëveshje të reja për mbështetje financiare të cikleve të planifikuara të investimeve të kompanive prej 366 milionë euro, të cilat do të krijojnë vende të reja konkurruese.