Site icon Telegrafi

Bytyqi: Nga 1 janari ulje më e madhe e çmimeve të produkteve ushqimore

“Besoj se nga 1 janari duhet të presim ulje edhe më të madhe të çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, por edhe të produkteve të tjera, sepse po heqim një pjesë të madhe të barrës që realisht mund ta kenë parë dhe qeveria po u del në ndihmë”.

Këtë e tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në vazhdimin e pasdites së seancës për pyetje të deputetëve. Bytyqi përshëndeti dhe e cilësoi si të arsyeshëm vendimin e Komisionit Rregullativ të Energjisë për çmimet e energjisë elektrike nga 1 janari 2023, të cilat u shpallën dje.

Ai tha se me këtë vendim çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar ulet për 20.15 për qind dhe nuk ka rritje, por ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe do të aplikohet për 70 mijë kompani në vend që do të thotë 98 për qind e numrit të përgjithshëm.

“Edhe pse këto kompani paguanin çmim dukshëm më të ulët se çmimi i tregut të energjisë elektrike edhe në këtë periudhë kohore, ne menduam se duhet të sigurojmë parashikueshmëri dhe kushte për të gjitha në periudhën e ardhshme dhe si të ndihmojmë jo vetëm punën e tyre, por cilësinë e përgjithshme dhe standardit të jetesës së qytetarëve. Kjo është një masë konkrete që do të nënkuptojë uljen e kostove totale të tyre. Këtu përfshihen të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, d.m.th parukeri, berbere, kafene, kompani që në këtë periudhë kohore dhe si kanë thënë se rritja e shpenzimeve për energji elektrike do të thotë punë vërtet e vështirë”, tha Bytyqi.

Exit mobile version