“Disa masa anti-krizës, të cilat do t’u drejtohen kategorive të cenueshme të qytetarëve, duhet të jenë aktive që nga fillimi i nëntorit”, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Ai theksoi se mjetet tashmë janë të parapara në ribalancin e buxhetit dhe kur të kalojë procedura parlamentare do të shpallen masat.
“Nuk merren masa kundër krizës për tregtarët, që dikush diku të llogarisë diçka. Do të merren masa kundër krizës për qytetarët, në ndihmë të atyre që sot kanë më shumë nevojë. Ne duam të merremi me pasojat sepse do t’i zgjidhim shkaqet në mënyrë institucionale. Pasojat janë ato, sot dëmin më të madh e pësojnë përdoruesit e fundit dhe për këtë arsye mendojmë se duhet të fokusohemi me masa, tha Bytyqi në konferencën e sotme për media.
Ai shtoi se ende po shqyrtohet se cilat grupe të cenuara do të përfshihen nga masat./Telegrafi/