Site icon Telegrafi

Bytyqi: Ky vend është i përbashkët për ne dhe duhet të kujdesemi për të

Qeveria e LSDM-së edhe një herë tregoi se si shteti drejtohet me përgjegjësi, në mënyrë shtetërore dhe demokratikisht, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Fatkeqësisht, OBRM-PDUKM në rastin e dhënë edhe një herë tregoi të kundërtën. Ata nuk votuan as ministrat e tyre në qeverinë teknike dhe dëshmuan se zhvillimi dhe rruga evropiane nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë opsion për ta.

Urime dhe mandat të suksesshëm për zëvendëskryeministrin e ri të parë Bojan Mariçiq, ministrin e ri të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministrin e ri të Punës Gjoko Velkovski, si dhe kryetarin e ri të Qeverisë, Talat Xhaferi. I bëj thirrje ministrave të OBRM-PDUKM-së që të largohen nga vallja e partisë që ishim sot dëshmitarë. Ky vend është i përbashkët për ne dhe ne duhet të punojmë dhe të kujdesemi për të.

Urime Qeverisë së re. Të shërbejmë me ndershmëri, me dinjitet dhe përgjegjësi”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Exit mobile version