Site icon Telegrafi

Bytyqi: Kushtetuta do të ndryshojë, në Kuvend ka 8 burra e gra nga opozita që do të votojnë

“Kushtetuta do të ndryshojë. Para ose pas zgjedhjeve”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Click Plus në TV21.

Bytyqi është i sigurt që deputetë të opozitës do të votojnë për të siguruar shumicë prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve kushteteuse.

“Unë kam një mënyrë ë ndryshe të të bërit politikë dhe asnjëherë nuk futem për të diskutuar që e drejta e dikujt, qëndron në dorën e dikujt tjetër. Unë nuk mund të them dola i sigurova 5, sepse vendimi për të ngritur dorën është individual, është përgjegjësi individuale, dhe unë jam i bindur që ka 8 burra dhe gra, brenda në Parlament, dhe që nuk janë pjesë e shumicës së tanishme parlamentare, që do të votojnë ashtu siç e kërkon koha. Jam i bindur. Përndryshe, mendoj që humbin ata të cilët e bëjnë të kundërtën”, deklaroi Bytyqi.

 

Exit mobile version