Telegrafi

Bytyqi kërkon nga studentët dhe nxënësit të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e vendit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka kërkuar nga të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator të përshihen në aksionin për pastrimin e vendit, saktësisht të ndihmojnë në pastrimin e të gjithë hapësirave përreth objekteve edukative-arsimore.

Ministri Bytyqi përmes një vendimi po ashtu ka kërkuar që të gjitha Drejtoritë komunale të arsimit në Kosovë të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.

Lexo po ashtu Haradinaj emëron ministren e dorëhequr në krye të Task Forcës për Pastrim

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë ka bërë të ditur themelimin e Task Forcës për pastrimin e Kosovës, e që do të fillojë më 15 shtator deri më 15 dhjetor. /Telegrafi/