Site icon Telegrafi

Bytyqi kërkon bursa më të larta për studentët

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina “ të Prishtinës, me të cilët bisedoi lidhur me vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2017, e që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare Institutit të Historisë . Në këtë takim u fol edhe për bursat e studentëve .

Me këtë rast, ministri Bytyqi edhe njëherë ka theksuar nevojën për lirimin e objektit nga ana e UP-së, me qëllim të krijimit të kushteve për veprimtari normale hulumtuese- shkencore të Institutit të Historisë. Ministri, po ashtu theksoi se ky institucion aktualisht nuk i ka as kushtet minimale për të zhvilluar aktivitetet dhe punët që priten dhe duhet ti bëjë në interes të vendit dhe shtetit tonë të ri .

Ministri Bytyqi dhe Këshilli Drejtues i UP-së biseduan edhe për bursat e studentëve dhe shqetësimin që është paraqitur nga ana e studentëve, ku edhe ka shprehur përkrahjen e tij që bursat e studentëve të jenë më të larta, ashtu që të ofrojnë mundësi dhe kushte që të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë dhe të jenë motiv shtesë për studentet elitar.

“Ne do të jemi përkrahës të krijimit të kushteve sa më të mira, për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare”, është shprehur ministri./KP/

Exit mobile version