Zymer Bytyqi realizoi golin e dytë të Kosovës në fitoren 3-2 ndaj Irlandës së Veriut.
Anësori i Konyasporit foli për SuperSport pas suksesit të dytë në grup, duke u ndalur edhe te sfida e radhës me Greqinë dhe bashkëpunimi me Milot Rashicën.
“Jam i lumtur që shënova. Rashë pak keq, më dhemb pak krahu. E dinim që Irlanda e Veriut do luante në aspektin fizik, rëndësi ka që fituam”.
“Normal, kemi shanse të përfundojmë në vend të parë. Kemi ekipin e mirë, kapitenin e mirë, ia dalim nëse japim maksimumin”.
“Nuk e kemi aspak problem ndërrimin e krahëve (me Rashicën), e bëmë që t’i nervozonim pak”, është shprehur 25-vjeçari.