Telegrafi

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, më konferencën “Gjithëpërfshirja në arsim për të gjithë fëmijët“, ka theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes në arsim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe nevojën e vetëdijesimit të të gjithë akterëve në këtë aspekt.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se MAShT është duke punuar për të ofruar arsim cilësor për të gjithë, por ka edhe sfida sa i përket edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai falënderuar UNICEF-in dhe të gjithë partnerët tjerë, që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, e në veçanti arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Bashkë me udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Prishtinë, z. Murat Sahin, morëm pjesë në konferencën “Gjithëpërfshirja në arsim për të gjithë fëmijët“, ku theksuam rëndësinë e gjithëpërfshirjes në arsim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe nevojën e vetëdijesimit të të gjithë akterëve në këtë aspekt.

MAShT është duke punuar shumë për të ofruar arsim cilësor për të gjithë, por ka edhe sfida sa i përket edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sonë.

Politikat arsimore janë orientuar drejt arsimit gjithëpërfshirës, ku përfshirja nuk shihet vetëm si një tregim nëpër shkolla, por një përvojë e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe reformim dhe bashkëpunim i gjithë shoqërisë në ndihmë të kësaj kategorie.

Ne jemi të përkushtuar që, jo vetëm të ndërtojmë politika, por t’i zbatojmë ato në praktikë dhe kjo kategori e veçantë ta ndjejë rëndësinë e këtyre politikave në edukimin e tyre çdo ditë.

Në këtë drejtim, falënderojmë UNICEF-in dhe të gjithë partnerët tjerë, që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, e në veçanti arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, ka shrkuar në Facebook, Shyqiri Bytyqi./Telegrafi/