Takimi Bytyqi-Gentiloni: Maqedonia e Veriut ka një rëndësi strategjike për BE-në, pjesë e Planit të tranzicionit të energjisë në Evropë.
Zv. kryeministri i Qeverisë, Fatmir Bytyqi, u takua në Bruksel me komisionerin evropian për ekonomi, financa, tatime dhe dogana, Paolo Gentiloni thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që Komisioni Evropian të konsiderohet një partner i fortë i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.
Në takim, Bytyqi shprehu mirënjohje për mbështetjen makro -financiare, si dhe mbështetjen e BE-së në lidhje me tejkalimin e krizës aktuale të energjisë.
“Komisioneri Gentiloni theksoi se i gjithë Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për BE-në, dhe se i gjithë rajoni është pjesë e Planit të tranzicionit të energjisë në Evropë (Repowereu) i cili synon të diversifikojë burimet e energjisë dhe të rrisë kapacitetin nga burimet e rinovueshme të energjisë.
Gentiloni gjithashtu vuri në dukje se KE mirëpret miratimin e ligjit të ri të buxhetit organik si një hap i madh i reformës për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.
Komisioneri Gentiloni, shtojnë nga atje, gjithashtu dha një përmbledhje të shkurtër të situatës momentale në BE, ku sipas projeksioneve të fundit të dimrit në vitin 2023, megjithatë, recesioni mund të shmanget, si dhe pritja që presioni i inflacionit do të ulet ngadalë./Telegrafi/