Zymer Bytyqi është rikthyer te Kosova pas një kohe të gjatë, pasi ka rikthyer formën e tij më të mirë.
Sulmuesi anësorë po shkëlqen me CSKA Sofjen, ku në ndeshjet e fundit ka gjetur edhe golin dhe ka asistuar në dy të tjerë.
“Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur që jam ftuar prapë. Kam ndjerë njëfarë mërzie për të ardhur sërish këtu dhe për të luajtur me djemtë”, tha fillimisht Bytyqi.
Sulmuesi anësorë që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me CSKA Sofjen ka thënë se për të është një fillim i ri në Kombëtare.
“Të them të drejtën për mua është një fillim i ri dhe janë shumë futbollistë të ri që më vije mirë t’i njoftoj”.
“Do ta japim maksimumin tonë dhe shpresoj të kemi një rezultat të mirë që ta fitojmë këtë grup”, u shpreh sulmuesi dardan. /Telegrafi/