Kosova do të përballet me kombëtaren kroate në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Borici’.
Në mesin e të ftuarve të trajnerit Albert Bunjakit, është edhe sulmuesi Sinan Bytyqi.
Ai ka folur për Telegrafin rreth takimit e së enjtes me Kroacinë si dhe Ukrainës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por do të japim maksimumin”, tha Bytyqi, i cili është huazuar te skuadra holandeze e Go Ahead Eagles.
Ai më tutje foli edhe për takimin me kombëtaren e trajnerit Andriy Schevchenko, të cilën e vlerësoi shumë lartë.
Sulmuesi i Manchester Cityt tha se nuk e kishte të vështirë ta braktiste kombëtaren austriake pasi që gjithmonë ka dëshiruar të veshë fanellën e Kosovës. /Telegrafi/