Site icon Telegrafi

Bytyqi: Familja Jashari i tregoi botës se liria është e shenjtë

​Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri.

“Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar”, thotë ai.

Bytyqi thotë se epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes!

“Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, thotë ai.

Exit mobile version