Site icon Telegrafi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

Ai thotë se “është e papranueshme rritja e shumës së polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve”.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë”.

Lexo po ashtu Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni

“Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet ç’rrënjosur”.

“I bëj thirrje ministrisë përkatëse të financave dhe komisionit për mbrojtjen e konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen”, ka shkruar Bytyqi.

Exit mobile version