Telegrafi

Bytyqi asiston në fitore (Video)

Sinan Bytyqi e ka nisur mirë aventurën e tij në kampionatin holandez.

Reprezentuesi i Kosovës ka asistuar në fitoren e skuadrës së tij G.A Eagles ndaj Excelisorit me rezultat të thellë 3-0.

Bytyqi asistoi tek goli i parë i shënuar nga skuadra e tij në minutën e 11-të të takimit.

Pas kësaj fitore G.A Eagles është ngjitur në pozitën e 12-të në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.

21-vjeçari ishte titullar këtë takim dhe luajti për gjatë 90 minutave. /Telegrafi/