Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se me marrjen e këtij posti, ka marrë përgjegjësinë për të përmirësuar gjendjen, për të bërë ndryshime që siç thotë, nuk janë të lehta.
“Konstatimin që nuk është gjendja e mirë, nuk e them vetëm unë si ministër, por edhe opinioni e di se duhet për ta ndryshuar gjendjen për të mirë. PISA ishte dalje para asaj që ishim”, ka thënë Bytyqi.
“Ka qenë sinjal i mirë që të mobilizoheshim. Ky është qëllimi i PISA-së, jo vetëm për të vlerësuar, por edhe kah duhet lëvizur”.
“Thelbi i gjithë veprimeve tona, qoftë për nivelin parauniversitar dhe universitar, ka vetëm një emër, ndryshimi i cilësisë”.
Bytyqi ka thënë në Zona B se janë duke bërë hulumtime të profileve që mungojnë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia në arsim.
“Arsimi është me rëndësi dhe nuk është i një personi, i një ministrie, pra angazhimi i përbashkët mund t’i lëvizë gjërat përpara”.
“Ne po fillojmë të marrim hapa dhe të diskutojmë modele që shkojnë kah ndryshimi pozitiv. Kemi konstatuar gjendje jo të kënaqshme dhe mbi këtë bazë duhet ndërmarrë veprime”.