Telegrafi

Bytyçi: Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i ka shprehur ngushëllime familjes Çapriqi për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi, ndërsa tha se profesori një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinë.

“Me dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe poetit tonë, Basri Çapriqi. Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës.  Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe emri i tij si poet, e vendosin profesor Çapriqin në një vend të respektuar në memorien e arsimit dhe letërsisë.  Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/