Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes nëpërmjet një video të publikuar thotë se do të punojë në përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.
“Tashmë 25 vite punoj si diplomat amerikan në promovimin e sigurisë, zhvillimit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve, sundimit të së drejtës dhe tregjeve të lira. Jam e gëzuar që këtë punë do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut. SHBA-të janë krenar për miqësinë e fuqishme me njerëzit nga Maqedonia e Veriut. çmojmë guximin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj dhe presim t’ju përshëndetim si anëtare e 30-të”, thotë Byrnes, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo thotë se Maqedonia e Veriut tashmë është në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së dhe se ekipi i SHBA-ve në Shkup do të punojë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në realizimin e këtij qëllimi.
Në videon e publikuar ajo së bashku me bashkëshortin e saj theksojnë se me padurim presim t’i vizitojnë lokalitetet në vend, të mësojnë për historinë e pasur kulturore të vendit.
“Që nga Çarshia e vjetër deri në Matkë, Xhamia e Larme në Tetovë, Liqeni i Ohrit.. Jemi të gëzuar që do të provojmë gjithçka që na ofron vendi juaj”, thotë ambasadorja e re e SHBA-ve, Kate Byrnes./Telegrafi/