Site icon Telegrafi

Byrnes: Presim bashkëpunim me Qeverinë e re

Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes pret që të vazhdohet me bashkëpunimin me Qeverinë e re në kuadër të rrugës euroatlantike të evndit si dhe me menaxhimine pandemisë që paraqet një sfidë globale.

“Partneriteti në mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fuqishëm. Presim që edhe më tutje të bashkëpunojmë më Qeverinë e re kur të formohet që të vazhdojmë me agjendën që ne kemi për euro integrimet tuaja, për bashkëpunim më të fuqishëm ndërmjet dy vendeve tona, në këtë rast për të punuar së bashku për të luftuar pandeminë globale”, deklaroi Kate Marie Byrnes.

Byrnes deklaratën e dha pas vizitës së laboratoreve të Institutit për Shëndet Publik ku u shoqërua nga ministri Venko Filipçe.

Renovimi i laboratoreve u mundësoa me projekt nga SHBA-të që kushtoi 550.000 dollarë./Telegrafi/

Exit mobile version