Ambasadorja e SHBA-ve në OSBE, Kate Marie Byrnes, ka deklaruar se nuk ka hapësirë për dhunë në proceset demokratike dhe se kushdo që ka ushtruar dhunë, organizuar ose urdhëruar, ndaj deputetëve, duhet që të përgjigjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e saj drejtuar Austrisë, si kryesuese me OSBE-në, Byrnes thotë se SHBA-të e dënojnë ashpër sulmin ndaj deputetëve dhe të tjerëve dhe se janë të gatshëm të punojnë me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Byrnes theksoi se SHBA-të, si partner strategjik i Maqedonisë, u bëjnë thirrje të gjithë palëve që të vendosin në rend të parë interesat e Maqedonisë dhe të qytetarëve, të punojnë me konstruktivitet dhe të zbatojnë marrëveshjen e Përzhinos./Telegrafi/