Përbërësit:
▪ 500 gr mish i bluar
▪ 200 ml kos
▪ 12 lugë miell
▪ 3 qepë
▪ 4 vezë
▪ Sodë buke
▪ Kripë
▪ Piper i zi
▪ Vaj
Përgatitja:
Grijmë qepën dhe e hedhim në një tigan me vaj në temperaturë mesatare dhe e përziejmë për disa minuta derisa të zbutet plotësisht.
Në të shtojmë mishin e grirë, kripën dhe piperin e zi dhe i përziejmë herë pas here. Në momentin që shihni se mishi i grirë është përgatitur siç duhet, shtoni herë pas here nga pak ujë.
Në një enë shtojmë të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa të krijohet një shkumë e qëndrueshme.
Hedhim më pas të verdhat e vezëve, kosin, miellin dhe sodën e bukës.
I përziejmë mirë që të fitojmë një masë homogjene. Ndërkohë mishin e grirë e kemi larguar nga zjarri pasi ka thithur të gjithë sasinë e ujit.
E shtojmë atë në enën ku kemi përgatitur shkumën e vezëve dhe përbërësit e tjerë dhe i përziejmë së bashku.
Tavën e pjekjes e lyejmë me vaj dhe në të shtrojmë masën e përgatitur. E mbulojmë me letër për pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë.
E largojmë nga furra pasi të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë. (Shije)