Për 6 persona nevojiten:
* 500 gr oriz
* 300 gr djathë të bardhë, të thërrmuar
* 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
* 4-5 vezë
* 6-8 petë shtëpie.
Për petët nevojiten:
* 4 filxhanë çaji miell
* 2 filxhanë çaji vaj
* 1 vezë
* 1 lugë kafeje kripë
* 1 lugë gjelle ujë të ftohtë.
Përgatitja:
Përgatitja e petëve: në fillim stisni miellin dhe hidheni në një enë të thellë. Përziejeni së bashku me kripën. Spërkateni me 1 lugë ujë të ftohtë, shtoni vezën dhe mbruni mirë derisa të dalë një brumë elastik.
Mbulojeni me pecetë dhe lëreni për 1/2 orë.
Në vazhdim ndajeni në 6-8 toptha të cilat do t’i hapni me petës. Ziejeni orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe kullojeni. Shtoni vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, pak gjalpë si dhe kripë e piper. Përzieni mirë.
Në një tepsi të lyer me vaj shtroni shtroi gjysmat e petëve, duke i spërkatur e lyer një nga një me gjalpë. Hidhni në mes mbushjen dhe nga lart mbulojeni byrekun me pjesën e mbetur të petëve, duke i lyer edhe ato me gjalpë.
Në fund, spërkateni byrekun me disa pika ujë dhe piqeni në furrë të nxehtë në gradë mesatare, derisa të marrë ngjyrë. /Telegrafi/