Site icon Telegrafi

Bylykbashi: Topi në fushën e mazhorancës

Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për reformën në drejtësi dhe këtë qëndrim, pas Lulzim Bashës e ritheksoi edhe përfaqësuesi i demokratëve në Komisionin e Posaçëm, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se tashmë, topi ndodhet në fushën e mazhorancës për të thënë fjalën e fundit. “Të katra organet kolegjiale të ngrihen në atë mënyrë që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Këtë kërkon opozita sot. As më pak e as më shumë dhe nuk tërhiqemi nga kjo”, tha Bylykbashi.

Ai shtoi se Komisioni nuk mund të kalojë as në parim dhe as nen për nen draftin sepse, sipas tij, jo vetëm që do të binte në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe shkelje e negociatave që janë në vazhdim.

Bylykbashi fajësoi mazhorancën se me refuzimin e paragrafit të 88 të Venecias synon ose dështimin e reformës, ose ruajtjen e status quo-së së sistemit të drejtësisë. /Top Channel/Telegrafi/

Exit mobile version