Telegrafi

Bylbyl Sokoli me gjasa të mëdha nuk do ta drejtojë më Llapin, lojtarët i dalin kundër dhe kërkojnë shkarkimin e tij

Llapi dhe pse e ka nisur mirë stinorin pranveror me në krye Bylbyl Sokolin, problemet nuk iu ndanë asnjëherë.

Fillimisht ishte trajneri ai që e kushtëzoi qëndrimin e tij te Llapi me plotësimin e disa kushteve, tani janë lojtarët që e kushtëzojnë kryesinë e klubin me largim të trajnerit.

Gjithçka ndodhi në stërvitjen e së mërkurës.

Stërvitja ka zgjatur gjysmë ore, kur lojtarët nuk kanë dashur më të vazhdojnë, pasi që sipas tyre sjellja e trajnerit kundrejt tyre ishte e papranueshme.

Lojtarët kanë kërkuar takim me kryesinë e klubit, çka i kanë paraqitur kërkesat e tyre në takimin që zgjati më shumë se një orë, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj lojtarët kanë dalë në stërvitje, por kësaj radhe me ndihmësin Fadil Ademi.

Me gjasë Llapi duhet të heq dorë nga Sokoli, edhe pse ka marrë 10 pikë në pesë ndeshje, me tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Klubi ende nuk ka dal me një komunikatë, por pritet  që të ndodh gjatë ditës./Telegrafi/