Sipas të gjitha gjasave, trajneri Bylbyl Sokoli, edhe në edicionin pranveror do të drejtoj skuadrën e Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj. Burime pranë tij bëjnë me dije se trajneri Sokoli dhe drejtuesit e KF Ferizajt janë shumë pranë akordit.
“Në klub është duke ndodhur një riorganizim dhe pas kësaj ka shumë shanse që trajneri Bylbyl Sokoli të vazhdoj kontratën me Ferizajn. Kontrata do të jetë deri në fund të kampionatit. Këto ditë do të dihet gjithçka”, ka thënë burimi i “Lajm”-it, pranë trajnerit, në kushte anonimiteti.
Kontrata e Sokolit me Ferizajin ishte njëvjeçare, por ajo përfundoi në fund të sezonit vjeshtor.
Ferizaj e ka mbyllur fazën e parë të Raiffeisen Superligës në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa në vendin e parë është Lamkos Kosova me 37 pikë. Ferizaj ka qenë befasia më e këndshme e stinorit vjeshtor. /Sporti1/Telegrafi/