Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka vlerësuar se rënia e lojës nga Spanja erdhi si pasojë e zëvëndësimeve.
Sokoli vlerësoi si të fuqishëm ekipin e Spanjës pas paraqitjes ndaj Portugalisë.
Por, rënien e lojës në momentin e arritjes së epërsisë ja faturoi zëvëndësimeve, e mbi të gjitha, largimit të Julen Lopeteguit.
“Po flasim për një kombëtare e cila ka larguar trajnerin i cili ka punuar me këtë ekip, ka bërë taktizimet, ishte e vështirë”, theksoi mes tjerash tekniku i njohur kosovar. Ai shtoi se në Grupin B mund të shkaktojnë befasi Irani dhe Maroku ndaj Spanjës dhe Portugali.
Ky pohim nuk u prit mirë nga Ismet Munishi, i cili ironizoi me qëndrimin e Sokolit.
“Do të befasohen si do ta ndjekin topin, po çfarë…”, theksoi i ashtuquajturi, “Baba”, Ismet Munishi.
Bylbyl Sokoli, trajner aktual i Llapit, është pjesë e panelit të rregullt të “Duelit të Botërorit” në TV Dukagjini.
Emisioni transmetohet çdo mbrëmje nga ora 22:30. /Telegrafi/
Ndiqeni emisionin më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=mRvJLqdfbXA