Site icon Telegrafi

Bylbyl Sokoli në Shkëndijën e Tetovës?

Në fakt, Sokoli së shpejti mund të kthehet në skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, aty ku ka qenë edhe më parë, në mënyrë që të behet pjesë e një projekti të madh që ka kjo skuadër jo vetëm sa i përket kampionatit të Maqedonisë por edhe pjesëmarrjes në garat evropiane.

Mbase jo rastësisht, Sokoli dje ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës e Makedonia GP dhe nuk ka dilema se kjo ka të bëjë edhe me kalimin e tij të mundshëm në këtë skuadër.

Në pyetjen tonë se çka ka të re rreth kësaj, Bylbyl Sokoli nuk e mohoi, por as nuk e pohoi kalimin në skuadrën tetovare dhe kjo është e kuptueshme pasi për momentin është duke e drejtuar me sukses të plotë skuadrën e Ferizajt.

Shkëndija nuk është duke qëndruar mirë në kampionatin e Maqedonisë pasi nga 7 ndeshjet e zhvilluara ka vetëm 7 pikë, kështu që në Tetovë flitet me të madhe se Bylbyl Sokoli do ta zëvendësoi trajnerin maqedonas Gjore Jovanovski.

Sokoli përveç në Shkëndijë, më parë ka qenë edhe trajner i Milanit e Bashkimit të Kumanovës dhe i Renovës së Xhepçishtit. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version