Telegrafi

Zyrtare: Bylbyl Sokoli largohet nga Gjilani

Trajneri Bylbyl Sokoli është larguar nga Gjilani shkaku i rezultateve të dobëta në Superligën e Kosovës në futboll.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur një burim brenda klubit gjilanas.

“Po është e vërtetë që trajneri Bylbyl Sokoli është shkarkuar dhe sapo na konfirmoi këtë lajm kryesia e klubit para stërvitjes”, ka thënë një lojtar i Gjilanit që deshi të mbetej anonim.

Kujtojmë se trajneri rahovecas ishte shkarkuar në muajin nëntor të vitit të kaluar edhe nga skuadra e kryeqytetit, Prishtina. /Telegrafi/