Site icon Telegrafi

Bylbyl Sokoli konfirmon edhe futbollistin e katërt që do t’i bashkohet Kosovës

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kosovës do t’i bashkohet edhe Amir Rrahmani.

Edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës, sikurse Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit në emisionin ‘Arena’ të TribunaChannel ka zbuluar se mbrojtësi i RNK Splitit e ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.

“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën. Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli, shkruan Panorama Sport.

Ish-trajneri i Prishtinës, Besianës, KEK-ut dhe Dritës e ka cilësuar natyrale edhe zgjedhjen që ka bërë yll i Vitesses, Milot Rashica.

Exit mobile version