Bylbyl Sokoli thuhet se ka dhënë dorëheqja nga skuadra e Llapit ende pa nisur sezoni 2018/19 në Superligën e Kosovës në futboll.
Një lajm i papritur ka ardhur në orët e vona nga skuadra e Llapit.
Trajneri Bylbyl Sokoli thuhet se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Është Gazeta Olle që raporton se ka konfirmuar ekskluzivisht këtë lajm.
Sipas tyre, arsyet nuk janë bërë te ditura, por dyshohet për mosmarrëveshje me kryesinë e klubit.
Sokoli i njohur si ‘Profa’ u emërua trajner i Llapit gjatë muajit të kaluar.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij, Sokoli ka udhëhequr skuadra të njohura si Prishtina, Besiana, Renova dhe Ferizaj.