Telegrafi

Bylbyl Sokoli e cilëson të rëndësishëm barazimin ndaj Ballkanit

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka mbetur i kënaqur me barazimin ndaj Ballkanit në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malisheva arriti ta bëjë një rikthim të madh duke barazuar në minutat e fundit 2-2, përkundër se Ballkani kishte një epërsi komode 2-0.

Ky reagim i lojtarëve dhe angazhimi i ka pëlqyer trajnerit të malishevasve, Bylbyl Sokolit, i cili e ka cilësuar si të rëndësishëm pikën e marrë në Suharekë.

Lexo po ashtu Ballkani lëshon në fund fitoren nga duart, barazon me Malishevën

“Më shumë se pika e fituar, jam i kënaqur me angazhimin, por jo edhe me golat që i pësojmë”, ka thënë fillimisht Sokoli pas ndeshjes.

“Djemtë dhanë maksimumin dhe kjo më kënaq mua. I shfrytëzuam dy raste dhe fituam një pikë të madhe, të rëndësishme në garën për mbijetesë”.

Lexo po ashtu Ilir Daja i pakënaqur me gabimet e lojtarëve në barazimi ndaj Malishevës

“Në përgjithësi angazhimi ishte maksimal dhe kjo ndeshje me kundërshtar të fortë na shërben për të parë gabimet”.

“Na mbetet punë e madhe dhe të shohim se si do t’ia dalim”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/