Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli do ta drejtojë Flamurtarin e Prishtinës në pranverë.
Të dyja palët e kanë konfirmuar marrëveshjen dhe kontrata pritet të nënshkruhet të premten.
Sokoli dhe Flamurtari tash e disa ditë kanë qenë në bisedime.
Trajneri i shumë skuadrave kosovare, do ta zëvendësoi Sunaj Keçin, i cili ishte në krye të “kuqezinjve” në 7 ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor. Ai e kishte pasuar Artim Shaqirin.
Bylbyl Sokoli, ishte i papunë që nga ndarja me Prishtinën, ku e mbajti këtë poztë vetëm për dy ndeshje.
Flamurtarin është në vendin e 9-të në renditje me 19 pikë. /Telegrafi/