Trajneri i njohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli mund të prezantohet që nesër (e enjte) si trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.
Gjasat maksimale janë që ai të nënshkruajë me klubin kuqezi.
Konfirmimin e ka dhënë kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi.
“Jemi në bisedime dhe mund të them se jemi afër, por që nuk ka asgjë të nënshkruar. Ka gjasa që nesër të përfundojë gjithçka”, tha Ademi për Gazetën Olle.
Ai konfirmoi se janë në bisedime edhe me një trajner tjetër, pa dashur t’ia përmend emrin.
I pyetur për përforcimet e mundshme, numri një i kuqezinjve shtoi. “Do ta marrim së pari trajnerin dhe më pas përforcimet”.
Sokoli tek Flamurtari do të ketë mision mbijetesën. Pikërisht ‘Profa’, vitin e kaluar mori drejtimin e Ferizajt në fillim të stinorit pranveror, duke e shpëtuar më pas pa barazh.