Bayern Munich po tenton të transferojë Edinson Cavanin, pasi sulmuesi është larguar nga Paris Saint-Germain si i lirë.
Uruguaiani e dëshiron kalimin te një skuadër më e madhe dhe Bavarezët janë duke ia afrua shansin që të luajë ende në nivele të larta.
Sipas asaj që raporton Le10Sport, Hansi Flick e dëshiron transferimin e Cavanit për ta bërë atë sulmuesin e dytë.
Në rast se Robert Lewandwoski lëndohet, atëherë do të ishte uruguaiani që do e zëvendësonte atë.
Operacioni është tejet i vështirë, shkaku që për Cavanin në garë janë edhe skuadra si Benfica e Leeds United. /Telegrafi/