BuzzFeed po mbyll operimin e BuzzFeed News, pasi shefi ekzekutiv Jonah Peretti shkroi në një memo të kompanisë se “nuk mund të vazhdojë të financojë” faqen.
Kompania tha se gjithashtu po shkurton 15 për qind të bazës së saj të punëtorëve, ose rreth 180 punëtorë, transmeton Telegrafi.
BuzzFeed News është seksioni i faqes që prodhon gazetari dhe mbulim lajmesh.
“Derisa pushimet nga puna po ndodhin gati në secilin divizion, ne kemi vlerësuar se kompania nuk mund të vazhdojë më, të financojë seksionin BuzzFeed News si një organizatë e veçantë”, shkroi Peretti.
Mediumi fitoi një çmim Pulitzer në vitin 2021 pasi raportoi për arrestimin masiv të myslimanëve në Kinë. /Telegrafi/