Site icon Telegrafi

Buzzfeed: Arsyet se përse Kosova duhet të jetë destinacioni juaj i ardhshëm aventuresk

Ky shtet i vogël me lokacion në gadishullin Ballkanik dhe me shtete fqinje si Mali i Zi e Shqipëria, Kosova nuk ka bregdet, por ka male të mahnitshme dhe brenda vendit gjenden disa prej majave më të larta të regjionit, siç është maja Rudoka me 2,658 metra lartësi mbidetare në malet e Sharrit, mandej Gjeravica me 2,656 metra lartësi mbidetare, Bistra me 2561 metra lartësi mbidetare, etj.

Viteve të fundit, shumë njerëz, disa si individë e disa në organizime grupore, kanë qenë duke e eksploruar vendin, por më e mira është se përvojat e tyre i kanë ndarë në rrjete sociale me miqtë dhe të afërmit që i kanë anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.

Iniciativat private, por që mbështeten edhe nga organizatat e ndryshme dhe autoritetet vendore, kanë filluar një lloj lëvizje e cila synon ta bëjë Kosovën destinacion regjional për turizëm aventuresk.

Kjo synohet të bëhet duke krijuar shtigje hiking-u për çdo kategori, ngjitje në shkëmbinj, kamping, shtigje për çiklizëm në mal, zip-line, skijim, etj.

Më poshtë i keni vetëm disa fotografi të cilat ju inspirojnë ta vizitoni këtë shtet të mahnitshëm, i cili është shtëpi e njerëzve më miqësorë dhe makiatove më të mira në botë.

 

Exit mobile version