Telegrafi

Buzhala: Thaçi bën kalkulime, nuk reagon kundër Turqisë (Video)

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, e ka përshëndetur reagimin e shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhajt, ndërsa tha se krerët e tjerë institucionalë kanë heshtur ndaj kërkesës së Ambasadës së Turqisë për arrestimin e tij.

Duke folur për Info Box të RTV Dukagjini, Buzhala ka thënë se letra nga Ambasada turke i ka shkuar edhe kryeministrit dhe presidentit. Por nga ky i fundit thotë se nuk pret reagim, pasi, sipas Buzhalës, Thaçi do të taktizojë deri në fund në këtë rast.

“Presidenti nuk pres të reagojë, sepse kalkulon me të gjitha metodat e mundshme. Ai kalkulon pa asnjë arsye. Është një njeri që qëndron duke kalkuluar. I komplikon punët asi soji që mandej thotë, ndoshta del ndonjë interes. Vetëm nëse i thotë Ambasada Amerikane ai do të reagonte”, ka thënë Buzhala.

Ai në këtë intervistë mes tjerash ka potencuar se autoritetet turke do të vazhdojnë të bëjnë presion por beson se institucionet tona nuk do të dorëzohen karshi kësaj kërkese. /Telegrafi/