Telegrafi

Buzhala: A do të bëjë LDK-ja koalicion me SHIK-un?

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka vlerësuar se LDK-ja do të bëjë të pamundurën që ta jetë mos vijë puna për të lidhur një marrëveshje me PDK-në.

Gashi ka thënë se partia e tij do të ishte e gatshme që të bënte marrëveshje edhe me partitë e tjera, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne e shikojmë konceptin programor e nuk ka interesojmë çështjet tjera. Nuk është rëndësishme nëse në Vetëvendosje i mbajnë në zyra fotografitë e Marksit ose Leninin”, ka thënë Gashi, në një debat të zhvilluar në emisionin Rubikon të KTV-së.

Në anën tjetër, Buzhala ka thënë se vetëm PDK-ja edhe Vetëvendosja kanë qëndrime të qarta për zhvillimet politike, ndërsa partitë e tjera kanë qëndrime në mëdyshje. Për këtë ai e ka pyetur drejtpërdrejt Arben Gashin, nëse janë për ose kundër marrëveshjes së fundit në Bruksel.

Përgjigjja e Gashit ka qenë se ata e kanë të qartë qëndrimin e tyre se në rastin e bisedimeve çështja i tejkalon interesat e ngushta partiake, prandaj e kanë mbështetur procesin, por kanë bërë presion për të mos bërë lëshime.

Gashi ka thënë se koncepti i LDK-së është për të ofruar alternativa qeverisëse e jo për të bërë “matrapazllëqe në Kuvend”. Si shembull për këtë e ka marrë Komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se Prishtina është promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës në fushën e bizneseve të ndërtimeve, edhe pse është në krizë për shkak se nuk ka politika të mira të Qeverisë së Kosovës.

Por, deputeti Buzhala ka thënë se modeli i Prishtinës është model i keq i qeverisjes. “Për aq kohë sa i është dhënë LDK-së për të qeverisur në komuna, ka qeverisur  po aq keq sa kanë bërë një pjesë e njerëzve që bëjnë pjesë në qeverisjen qendrore”, ka theksuar Buzhala.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se as LDK e as PDK nuk e kanë “kqyrë me kënd bëjnë koalicion”.

Sipas tij, kjo është parë në kohën kur ka pasur koalicion ndërmjet këtyre dy partive. Mushkolaj e ka kritikuar ashpër mënyrën se si i bën aktivitetet opozitare partia që e udhëheq Isa Mustafa.

“Qysh të fitojë LDK-ja, e cila asnjëherë se ka marrë rolin e liderit opozitar, të cilin vazhdimisht e ka luajtur Lëvizja Vetëvendosje. Nuk fitohen zgjedhjet t’u lexu një deklaratë në konferencë për gazetarë”, ka thënë Mushkolaj.

Gazetarja Arbana Xharra ka deklaruar se LDK-ja është duke bërë opozitë shumë të butë.

“Përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë nxjerrë asnjëherë në shesh keqpërdorime që i bëjnë qeveritarët . Duhet nxjerrë dokumente, sikur e ka bërë PDK-ja kur ka qenë në opozitë”, ka thënë Xharra. /Telegrafi/